Ballina Arritje Sa shpesh duhen larë çarçafët sipas ekspertëve

Sa shpesh duhen larë çarçafët sipas ekspertëve

Shumë prej jush mund të mos jenë duke i larë çarçafët aq shpesh sa duhet.

Ndonëse nuk ka një frekuencë të përcaktuar, ekspertët thonë se ato duhen ndërruar të paktën 1 herë në javë.

Kjo pasi, sipas tyre, çarçafët janë burim mikrobesh.

Gjatë gjumit, sqarojnë ekspertët, trupi i njeriut vijon të djersijë duke bërë që të çlirohen vajëra dhe bashkë me to sekrecione të ndryshme, si pështymë, urinë, fekale etj.

Për këtë arsye, nëse çarçafët nuk lahen shpesh, ato mund të kthehen në një burim infeksionesh, sidomos nëse keni një plagë apo gërvishtje në trup.

Sipas ekspertëve, pëlhurat janë në gjendje të transferojnë infeksione të ndryshme dhe mos larja e tyre shpesh bën që mikrobet e depozituara në to të kalojnë në dyshek e jastëk dhe këto të fundit janë më të vështira për t’u pastruar.

Në rastet më ekstreme, vetëm pluhuri që mund të jetë mbledhur në shtratin tuaj mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve si azmë apo alergji të ndryshme.

Ndaj, nëse deri më tani e keni neglizhuar bëni mirë që çarçafët që flini t’i lani të paktën një herë në javë.

Exit mobile version