Ballina Lajmet Kosovë Sadri Ramabaja mbetet në paraburgim

Sadri Ramabaja mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit Sadri Ramabaja., kundër caktimit të masës se paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ramabaja po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, nga neni 126 lidhur me nenin 34 të Kodit Penal të RKS-së dhe “ Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së” nga neni 144 i të njëjtit ligj.

Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë, ka vepruar drejtë kur të pandehurit ia ka caktuar masën e paraburgimit, ngase masat tjera të parapara nga neni 173 i Kodit të Procedurë Penale janë të pa mjaftueshme për sigurinë e prezencës së tij në procedurë, në rrjedhën normale të saj, dhe parandalimin e kryerjes ose përsëritjes se veprës penale.

Prandaj caktimi i paraburgimit konsiderohet si masë të domosdoshme.

Exit mobile version