Ballina Artikuj Salahudin Ayyubi dhe Palestina (Kudsi Sherif)

Salahudin Ayyubi dhe Palestina (Kudsi Sherif)

Azem Kovaçi

4 .Mars.1193 nderroi jete Salahudin Ayyubi.
An-Nasir Salah ad-Din Yusuf ibn Ayyub ishte prijesi luftetari i madh musliman qe çliroi Jeruzalemin (Kudsin Sherif) nga gjakataret e kryqezatave. Salahudini ishte nje shembull i tolerances, perparesise dhe besimit (imanit) te forte qe kishte ne zemer. Ai duke respektuar kodin e luftes dhe marreveshjet e paqes, mbajti/ngriti lart virtytet e Islamit fisnik siç ishin e drejta dhe liria e praktikimit te feve dhe mbrojtja e jo muslimaneve.
Salahudin Ayyubi ka lindur ne vitin 532 te Hixhrit ose me kalendarin jo-muslimane ne vitin 1137. Lindi ne Tekrit ne perendim te bregut te Lumit Tigris ndermjet Mosulit dhe Bagdatit. Familja e tij eshte me rrenje Kurde. I ati Naxhm ad-Din Ayyubi ishte detyruar te emigronte ngaTikriti dhe bashke me vellane e tij Adem ad-Din Shirkuh u vendosen ne Mosul ne 1139. Me vone iu bashkua forcave te Imad ad-Din Zangi, i cili i dha te komandonte keshtjellen e Baalbek. Pas vdekjes se Zangit ne 1146, i biri tij, Nur ad-Din u be Prijesi kryesore i Alepos dhe udheheqes i Zengidsit.
Ne Korrik 1187, Salahudini ri-mori/çliroi Jeruzalemin (Kudsin Sherif) nga kryqezuesit e kryqezatave. Faktikisht me 4 Korrik 1187 ne betejen e Hattinit, ushtria e Salahudinit u përball me forcat aleate te kryqezatave te udhehequr nga Guy of Lusignan, Mbreti Consort i Jeruzalemit dhe Raymondi III i Tripolit.
Ne kete beteje, forcat e kryqezatave u shpartallluan masivisht dhe paten nje humbje te thelle. Kjo beteje ishte nje thyerje hunde e kryqezuesve dhe nje pike kthese ne historine e Kudsit Sherif per shekuj me rradhe.
Salahuddini zuri rob Raynald de Chatillon dhe vete personalisht e ekzekutoi sepse Raynald ne menyre te vazhdueshme kishte sulmuar dhe vrare qindra karavane muslimanesh. Pjestaret e karavaneve i luteshin Raynaldit qe te respektonte rregullat e armepushimeve dhe marrëveshjet e paqeve por Raynaldi i injoronte te gjitha keto lutje dhe rregulla dhe mbi te gjitha pas si i torturonte dhe para se ti vriste muslimanet dhe tu plaçkiste karavanet e tyre ai perçmonte Profetin Muhammed alejhi salatu ve selam.
Me te dëgjuar Salahudini per bemat e Raynald de Chatillon ishte betuar se do ta ekzekutonte ate personalisht kur ta zinte. Dhe ashtu beri.
Allahu e past graduar me graden me te lart te xhennetit kete kolos te Islamit dhe Muslimaneve (Salahuddin Ayyubin💚)

Azem Kovaçi. Mars 2024

Exit mobile version