Ballina Arritje Teknologji Samiti BE-Ballkani Perëndimor, nënshkruhet marrëveshja Roaming

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, nënshkruhet marrëveshja Roaming

Marrëveshja e parë që është nënshkruar në samitin e Be-Ballkani Perëndimor sot në Tiranë është marrëveshja Roaming, që synon uljen e tarifave.

Marrëveshja Roaming i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Pas negociatash të gjata Komisioni Europian dhe RCC drejtuar nga Sekretarja e Përgjithshme, Majlinda Bregu kanë arritur marrëveshjen me operatorët e telefonisë celulare në Europë e Ballkan për uljen e tarifave roaming.

Nënshkrimi i Deklaratës së Roaming-ut, do të garantojë ulje të ndjeshme të tarifave roaming që nga 1 tetori 2023. Tarifat afër niveleve të çmimeve kombëtare synohen të arrihen deri në vitin 2027.

Exit mobile version