Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Samiti për armëpushimin në Gaza në Sharm el-Sheikh: kush do të marrë...

Samiti për armëpushimin në Gaza në Sharm el-Sheikh: kush do të marrë pjesë

A plane flies, as flags flutter, ahead of an international summit on Gaza at Egypt’s Red Sea resort of Sharm el-Sheikh, Egypt, October 12, 2025 [Amr Abdallah Dalsh/ Reuters]

Në qytetin egjiptian Sharm el-Sheikh zhvillohet sot samiti për armëpushimin në Gaza, i bashkëkryesuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe ai egjiptian Abdel Fattah el-Sisi.

Sipas mediave egjiptiane Al Qahera News, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar përfaqësues nga një numër vendesh të Lindjes së Mesme, Evropës dhe Azisë.

Nga Lindja e Mesme marrin pjesë Bahrejni, Jordania, Kuvajti, Omâni, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Nga Evropa janë konfirmuar Armenia, Qiproja, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërsa nga Azia do të jenë Azerbajxhani, India, Indonezia dhe Pakistani.

Në samit pritet të marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, kryetari i Këshillit Evropian dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi deklaroi se ai dhe presidenti Masoud Pezeshkian kanë refuzuar ftesën për pjesëmarrje, por theksoi se Irani mbështet çdo nismë që synon t’i japë fund “gjenocidit të Izraelit në Gaza”. /mesazhi

Exit mobile version