Ballina Arritje Teknologji Samsung dërgon një përditësim masiv për kamerat e Galaxy S23

Samsung dërgon një përditësim masiv për kamerat e Galaxy S23

Një prej aspekteve të kamerës që ky përditësim adreson është shpejtësia e autofokusit dhe saktësia. Përdoruesit tashmë mund të klikoni mbi fotot në Galaxy S23 për të zgjedhur objektet që duan të kenë në fokus.

Samsung lançoi ditën e sotme një përditësim të shumëpritur të softuerit të kamerave në Galaxy S23. Sipas një postimi në forumin komunitar të Samsung SamMobile, kompania ka përmirësuar disa aspekte të fotografisë dhe shtuar funksione të reja në aplikacionin Gallery në seritë S23.

Përmirësimet e kamerës po vinë në formën e përditësimit të dytë të muajit Mars me numër versioni S91xNKSU1AWC8 dhe peshon afro 922.88MB.

Një prej aspekteve të kamerës që ky përditësim adreson është shpejtësia e autofokusit dhe saktësia. Përdoruesit tashmë mund të klikoni mbi fotot në Galaxy S23 për të zgjedhur objektet që duan të kenë në fokus.

Edhe pse shkrepja e fotografive bëhet më e shpejtë, ky funksionalitet mund të turbullojë imazhet në disa raste. Samsung thotë se përdoruesit mund të modifikojnë konfigurimin e Camera Assistant për të realizuar fotot pasi të kenë përfunduar procesin e fokusimit.

Përmirësimet e plota të kamerës së Galaxy S23 me përditësimin e fundit janë si mëposhtë:

Është përmirësuar aplikacioni Gallery për të fshirë fotot menjëherë pasi janë kapur dhe po përpunohen
Algoritmi i autofokusit është ndryshuar në mënyrë që kur shtypni butonin e shkrepjes, kamera kap një foto edhe nëse korniza është jashtë fokusit. Këtë sjellje përdoruesit mund ta ndryshojë duke shkuar në Camera Assistant > Prioritize Focus Over Speed ON.
Është përmirësuar mprehtësia e fotove dhe reduktuar dridhja
Është rregulluar një problem ku një vijë jeshile shfaqej në të majtë gjatë përdorimit të Photo Mode me kamerën e pasme
Është përmirësuar stabilizimi videos kur rezolucioni është vendosur në Full HD 60fps
Është përmirësuar mprehtësia e fotove në modalitetet 50 dhe 200-megapiksel
Samsung ka rregulluar cilësinë e imazhit me Night Mode të fikur
Është rregulluar teknologjia e njohjes së fytyrës e cila nuk funksiononte pas mbylljes së një video thirrje me një aplikacion të palëve të treta
Samsung ka përmirësuar stabilitetin e aplikacionit të kamerës për objektet në lëvizje

Ky përditësim aktualisht po bëhet i disponueshëm në Korenë e Jugut dhe pritet që së shpejti të ofrohet në më shumë vende.

Exit mobile version