Ballina Arritje Teknologji Samsung premton performancë më të shpejtë dhe më shumë inteligjencë artificiale për...

Samsung premton performancë më të shpejtë dhe më shumë inteligjencë artificiale për serinë Galaxy S26

Samsung ka konfirmuar se seria e re Galaxy S26 do të sjellë një përvojë tërësisht të re për përdoruesit, me inteligjencë artificiale të avancuar dhe çipa të personalizuar.

Gjatë raportit financiar për tremujorin e tretë, kompania njoftoi se pajisjet e reja do të përfshijnë procesorë të gjeneratës së dytë, performancë më të lartë dhe sensorë të rinj kamerash.

Zëvendëspresidenti i divizionit Mobile Experience, Daniel Araujo, tha se synimi është të “revolucionarizohet përvoja e përdoruesit” me teknologji të reja AI dhe çipa të fuqishëm.

Sipas raportimeve, Exynos 2600, çipi i parë i prodhuar me teknologjinë 2nm, pritet të jetë pjesë e shumicës së modeleve S26, ndërsa në disa tregje si SHBA, Kina dhe Japonia do të përdoret Snapdragon 8 Elite Gen 6.

Samsung gjithashtu po zhvillon një çip të ri për lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth, që do të zëvendësojë zgjidhjet aktuale të Qualcomm.

Kompania thotë se gjatë vitit të ardhshëm do të fokusohet në zgjerimin e funksioneve AI në telefonë, orë inteligjente dhe pajisje të tjera smart.

Exit mobile version