Ballina Arritje Teknologji Samsung teston në kushte ekstreme smartfonët me ekrane me palosje

Samsung teston në kushte ekstreme smartfonët me ekrane me palosje

Videoja vjen në një moment kur disa modele Z Flip 3 kanë shfaqur plasaritje në mesin e ekranit ku gjendet mekanizmi i palosjes.

Samsung ndau informacione të reja në lidhje me qëndrueshmërinë e smartfonëve me ekrane me palosje si Galaxy Z Fold 3 dhe Z Flip 3. Megjithatë nuk kuptohet arsyeja pse Samsung po e ndan tani këtë informacion duke pasur në konsideratë se smartfonëve debutuan në Gusht.

Në një video postuar në uebsajtin e kompanisë Samsung tregon katër testime të ndryshme. Testi i parë e vendos smartfonin në një dhomëz duke e testuar në kushte të ndryshme klimatike.

Testi i dytë e vendos smartfonin nën ujë. Testi i tretë përdor një krah robotik për të provuar performancën e S Pen në Z Fold 3 dhe testi i katërt provon hapje-mbylljen.

Videoja vjen në një moment kur disa modele Z Flip 3 kanë shfaqur plasaritje në mesin e ekranit ku gjendet mekanizmi i palosjes.

Një prej shqetësimeve më të mëdha me smartfonët me ekrane me palosje të Samsung ka qenë pikërisht qëndrueshmëria e tyre. Kujtojmë gjeneratën e parë të Fold që u anullua debutimi për shkak të dëmtimit të ekranit me vetëm pak ditë përdorim. /PCWorld Albanian

Exit mobile version