Pas veprimit skandaloz në EFL Cup, Kepa Arrizabalaga u dënua me të holla nga Chelsea, por kjo nuk është e tëra.
Maurizio Sarri ka vendosur që ta lë atë në stol për përballjen e nesërme (e mërkure) ndaj Tottenhamit, përcjell lajmi.net
Trajneri italian dëshiron të dërgoj mesazh te lojtarët e Chelsea se nuk janë të pazëvendësueshëm, duke e lënë Kepan në stol.
Kështu, në vend të spanjollit do të startoj Willy Caballero, që poashtu nuk e kishte një situatë të këndshme në finalen që e humbën ndaj Manchester Cityt.