Ballina Lajmet Kosovë SBASHK pret deri të premten për paga

SBASHK pret deri të premten për paga

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës do të pres deri të premten për të parë nëse do të ekzekutohen pagat e mësimdhënësve ose jo, para se të merr masa tjera sindikale, tha për Teve1.info Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

Sipas tij, SBASHK e ka kërkuar nga Thesari i Shtetit dhe Ministria e Financave vendimin për ndaljen e pagave të mësimdhënësve si dhe sqarim për një gjë të tillë.

Në një deklaratë për Teve1.info, Ymeri tha se kjo kërkesë është adresuar në institucionet gjegjëse ditën e hënë, më 3 tetor, dhe se SBASHK do të pres përgjigje deri të premten, para se të vendos për veprime tjera sindikale.

“Të hënën kemi kërkuar sqarim nga Ministri Murati dhe Drejtori i Thesarit nëse ka vendim Thesari për ndaljen e pagave ose jo. Ata kanë afat deri të premten sepse në kontratat tona thuhet që brenda pesë ditëve duhet të kthehet një përgjigje. Andaj tani për tani nuk do të marrin asnjë veprim sindikal, jemi duke bërë përpjekje që pagat të paguhen”, tha Ymeri.

Exit mobile version