Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Scholz dhe Biden do të vizitojnë Izraelin

Scholz dhe Biden do të vizitojnë Izraelin

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të udhëtojë në Izrael të martën dhe më pas në Egjipt, për të shprehur mbështetjen e tij për Izraelin nga njëra anë dhe për të promovuar përpjekjet për të parandaluar zgjerimin e krizës. Ai do të jetë kreu i parë i qeverisë që viziton vendin që nga fillimi i luftës.

“Për mua është e rëndësishme të shprehim në mënyrë shumë praktike solidaritetin tonë me Izraelin pas sulmit nga Hamasi”, tha Scholtz mbrëmjen e djeshme gjatë një konference për shtyp pas Samitit të “Procesit të Berlinit”, që u zhvillua në Tiranë.

Biden pritet të vizitojë Izraelin

Disa burime izraelite raportuan se presidenti amerikan gjithashtu do të vizitojë Izraelin të mërkurën. /mesazhi

Exit mobile version