Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Scholz: Gjermania duhet të përgatitet në rast se Rusia pezullon furnizimet me...

Scholz: Gjermania duhet të përgatitet në rast se Rusia pezullon furnizimet me gaz

Gjermania duhet të përgatitet në rast se Rusia pezullon furnizimet me gaz në vend, deklaroi sot kancelari Olaf Scholz.

Duke folur gjatë një vizite në Tokio me udhëheqjen japoneze, Scholz tha: “Se çfarë vendimi do të marrë qeveria ruse në këtë drejtim është spekulim, por …ne duhet të jemi të përgatitur”.

Scholz shtoi se qeveria gjermane kishte filluar përgatitjet përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt.

Rusia ndaloi dërgesat e gazit në Bullgari dhe Poloni të mërkurën pasi vendet nuk i kishin kryer pagesat e importeve në rubla. Sofja dhe Varshava pretendojnë se kanë përmbushur detyrimet e tyre sipas kontratave përkatëse.

Megjithëse po punohet për të reduktuar varësinë e saj nga energjia ruse, qeveria gjermane kishte përjashtuar vendosjen e një embargoje në një përpjekje për të parandaluar ndikimin negativ në ekonominë e vendit. /atsh

Exit mobile version