Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një konferencë për media së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka potencuar se Berlini zyrtar e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Është e rëndësishme që njerëzit në rajon të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe kjo vlen mbi të gjitha për Kosovën dhe Serbinë”, ka potencuar ai.
Scholz ndër të tjera ka kërkuar që Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i saj e dakordësuar fillimisht më 27 shkurt dhe 18 mars të vitit 2023 të zbatohet.
Binge-Watchers Rejoice: New Podcast Episode
bwpodcast.com
by Taboola
Duke folur për integrimet evropiane, Scholz ka potencuar se Berlini e mbështet procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
