Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Schulz kërkon ta ndaloj Erdoganin nga takimi me turqit e Gjermanisë

Schulz kërkon ta ndaloj Erdoganin nga takimi me turqit e Gjermanisë

Kandidati socialdemokrat për kancelar të Gjermanisë, Martin Schulz ka bërë thirrje që të ndalohet mitingu që parashikohet të mbahet nga Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan në Hamburg  të Gjermanisë.

Sipas Schulz një aktivitet i tillë nuk duhet lejuar për shkak se nuk duan “importim të problemeve të Turqisë në Gjermani”, dhe se nuk mbështetë sic tha ai “sundimin autoritar të Erdogan”.

“Nuk dua që z. Erdogan, i cili burgos opozitarët dhe gazetarët, të zhvillojë takime të tilla në Gjemani”, është shprehur Schulz, i cili është rivali i Merkel në zgjedhjet e ardhshme për drejtues të vendit.

Pavarësisht kundërshtimeve, Erdogan pritet të mbajë mitingun më të madh ndonjëherë me emigrantët turq, të cilët përbëjnë 3 milion të popullsisë në Gjermani.

Erdogan do t’i vizitoj bashkëkombasit e tij në kuadër të vizitës së tij në Hamburg, ku do të mbahet takimi i G20. /MESAZHI/

Exit mobile version