Ballina Lajmet Kosovë Së shpejti numërohen votat me kusht

Së shpejti numërohen votat me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret që shumë shpejt të nis procesin e numërtimit të votave me Kush. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se janë rreth 25 mijë vota me kusht që do të numërohen nga komisionerët.

“Po presim që shumë shpejt të fillojmë numërimin e Votave me Kusht. Janë rreth 25 mije vota me kusht në gjithë vendin”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, aktualisht është duke u bërë edhe një verifikim, për të krahasuar votuesit e rregullt me votuesit me kusht.

Exit mobile version