Ballina Lajmet Kosovë Sekiraqa para gjyqit nën akuzat për nxitje të vrasjes së policit Triumf...

Sekiraqa para gjyqit nën akuzat për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza

Enver Sekiraqa sot pritet të vazhdoj përballjen me Prokurorinë lidhur me akuzat për nxitjen e vrasjes së policit, Triumf Riza. Në këtë rast gjyqësor sot pritet që si dëshmitar i radhës të dëgjohet Faton Shoshi.Dëshmitari Shoshi kishte qenë i paraparë që të dëgjohej edhe seancën e kaluar por i njëjti nëpërmes një parashtrese i kishte kërkuar Gjykatës që të shtyj seancën. Ky rast ka filluar rishtazi pasi që Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim.Aktakuzën e prokurorisë e përfaqëson prokurori special Haki Gecaj ndërsa rasti po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga gjykatësit, Shashivar Hoti, Beqir Klludra dhe Shadije Gërguri.Gjatë seancave të kaluara, në rifillimin e gjykimit, Sekiraqa kishte deklaruar se do të mbetet në heshtje në pyetjet e prokurorit dhe trupit gjykues“Asnjë përgjigje, as prokurorit e as trupit gjykues nuk u përgjigjem”, kishte thënë Sekiraqa, raporton kallxo.com.Enver Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza ndërsa për vrasjen e tij në gusht të 2007-ës është dënuar dorasi Arben Berisha.Sekiraqa ishte dënuar në vitin 2016 me 37 vjet burg në lidhje me nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, mirëpo Gjykata e Apelit e gjeti të mbështetur ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu në rigjykim çështjen.
Exit mobile version