Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sekretari Rubio diskuton për çështjet rajonale me homologët nga EBA dhe Arabia...

Sekretari Rubio diskuton për çështjet rajonale me homologët nga EBA dhe Arabia Saudite

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio diskutoi për çështjet rajonale me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së thuhet se Rubio bisedoi në telefon me homologët e tij nga EBA dhe Arabia Saudite. Gjatë bisedës, Rubio dhe Al Nahyan diskutuan për çështjet që ndikojnë në sigurinë dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme, përfshirë situatën në Jemen.

Ata diskutuan mbi çështjet e sigurisë rajonale, bashkëpunimin ekonomik dhe përpjekjet për të ulur tensionet midis Indisë dhe Pakistanit.

Gjithashtu edhe në bisedën e tij me homologun saudit, Bin Farhan, Rubio përgëzoi qeverinë saudite për përpjekjet e saj për të stabilizuar Sirinë, për të ndaluar konfliktin në Sudan, për të ruajtur bashkëpunimin e vazhdueshëm me Libanin dhe për të adresuar çështjet në Detin e Kuq.

Rubio theksoi vizitën e ardhshme të presidentit amerikan Donald Trump në Arabinë Saudite dhe rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe.

Exit mobile version