Sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme. Sipas policisë gjatë operacionit të koduar “Transferta“, është vendosur sekuestro preventive të disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.
Kështu janë sekuestruar: 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2; 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2; 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2;
Këto prona i tankonin një gruaje shqiptare, e cila kish lidhje me një shtetas italian. Të dy janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve financiare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false.
Nga hetimi ka rezultuar se të dy këtyre shtetasve, Guardia di Finanza, ju ka sekuestruar mbi 2 milionë euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre. Megjithëse çifti jeton në Itali, pasurinë në Shqipëri e kishin kaluar në emër të familjarëve./ Opinion.al