Ballina Lajmet Kosovë Selimi: S’ka Ushtri me Listën Serbe në Qeveri

Selimi: S’ka Ushtri me Listën Serbe në Qeveri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, deklaroi se nuk do të ketë formim të Ushtrisë së Kosovës, kur Lista Serbe do të jetë edhe më tutje pjesë e Qeverisë.

Ai për Tribuna Channel, shtoi se qeveria e re përveç që do të ketë kushtëzime të mëdha nga kjo Listë, nuk do të mund të arrijë që ta përfundojë mandatin e saj deri në fund

Lista Serbe pritet që edhe më tutje të jetë përfaqësuese e serbëve në qeverinë e Kosovës.

E kjo gjë po shihet si negative nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi tha për Tribuna Channel, se Kosova do të vazhdojë ta ketë një Qeveri të kushtëzuar nga Beogradi.

Përfshirja dhe fuqia kaq e madhe që i është dhënë kësaj liste sipas Selimit, rrezikon ta lë Kosovën pa ushtri

Selimi shtoi se Qeveria eventuale e Haradinajt, nuk do të mund ta përfundojë mandatin katër vjeçar të saj.

Sipas Selimit kjo Qeveri po krijohet me pazare politike që i shkojnë për shtati vetëm atyre që janë pjesë e kësaj udhëheqje.

Exit mobile version