Ballina Lajmet Kosovë Selmanaj: Po e shqyrtoj mundësinë ta padis Kadri Veselin për shpifje

Selmanaj: Po e shqyrtoj mundësinë ta padis Kadri Veselin për shpifje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka theksuar se është duke e shqyrtuar mundësinë që ta padisë kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, për akuzat e bëra në adresë të Selmanajt si “abuzues i shoqërisë civile”.

Ai ka thënë për Telegrafin se shefi i Kuvendit vazhdimisht e ka shkelur rregulloren e Parlamentit, duke qenë sipas tij, i vetëdijshëm me këtë fakt.

“Ti thuash dikujt keqpërdorues dhe manipulues më nuk është çështje politike, por personale. Jam duke e shqyrtuar imunitetin e deputetit në mënyrë që ta padisë”, ka theksuar Selmanaj.

Ai ka thënë se Veselit i kanë penguar paraqitjet e tij dhe kritikat e forta që i ka bërë në adresë të tij, duke thënë se “ato janë bindje të mija dhe unë me të drejtën që ta them mendimin tim nuk bëjë kompromis”.

Exit mobile version