Senati i SHBA-së ka dështuar në miratimin e një rezolute që do t’i kërkonte presidentit Donald Trump të tërheq forcat amerikane nga armiqësitë kundër Iranit, transmeton Anadolu.
Senati votoi 47-49 kundër rezolutës për kompetencat e luftës, të paraqitur nga senatori demokrat Chris Van Hollen nga shteti Maryland, duke mos arritur numrin e nevojshëm të votave për ta çuar përpara.
Senatorja republikane Susan Collins nga Maine doli kundër partisë së saj duke votuar në favor të masës, ndërsa senatori demokrat John Fetterman nga Pensilvania votoi kundër saj.
Senatorët Katie Britt, Mitch McConnell, Lisa Murkowski dhe Rand Paul nuk morën pjesë në votim.
Rezoluta do ta kishte detyruar Trumpin të twrheq forcat amerikane nga armiqësitë “brenda ose kundër Iranit”, në mungesë të një shpalljeje lufte ose autorizimi të posaçëm nga Kongresi.
Demokratët dhe disa ligjvënës republikanë kanë argumentuar se, në fushatën aktuale amerikane kundër Iranit, Trump ka marrë në mënyrë të paligjshme kompetencën ekskluzive të Kongresit për të shpallur luftë.