“Njeriu modern nuk po jeton më për të qenë, në fakt ai po jeton për t’u dukur.
Të gjithë duan t’i nënshtrohen operacioneve estetike.
Të gjithë duam të dukemi, askush nuk do të jetë. Nëse më jepni një hundë të bukur e simetrike, buzë të plota, një ngjyrë pak të errësuar të lëkurës, ndoshta do të dukem ma i mirë… por a do të jem ende unë a do te jem vetevtja?
Sepse, shikoni, unë besoj se jetojmë në fenë e konsumizmit, të konsumit pa fund. Kjo fe prodhon vazhdimisht dëshira tek ne, na ofron iluzione dhe imazhe të rreme, duke na larguar pandërprerë nga vetja jonë. Sot të gjithë duken por askush nuk është.
Na kanë bindur se lumturia, dashuria dhe gëzimi blihen. Dhe vazhdimisht përpiqen të na bëjnë të harrojmë se vlera e njeriut matet me atë që posedon dhe se i pasur nuk është ai që ka shumë, por ai që nuk ka nevojë për asgjë.
Pse kultura e sotme nuk na lejon të jetojmë dhe të jemi ata që jemi?
Sepse kulturës moderne perëndimore nuk i duhen njerëz të gjallë i duhen konsumatorë. Dhe që të jesh konsumator, duhet të ndiesh vazhdimisht se të mungon diçka, të dëshirosh gjithmonë më shumë dhe të jesh gati të blesh e të shpenzosh pa fund.
Kultura moderne nuk kërkon njerëz të vetëdijshëm;
Njerëz që ndihen bosh, që dëshirojnë pa fund,
dhe që ikin nga vetja përmes ekranit, zhurmës dhe iluzioneve.
Sot njerëzit kanë humbur aftësinë
të qëndrojnë vetëm me veten,
të ndiejnë qetësi,
dhe të jenë ata që janë.
Dhe që kur njeriu pushoi së pasuri frikë nga Zoti, filloi të ketë frikë nga gjithçka.”
Hoxhë Halil Avdulli
