Ballina Lajmet Kosovë Serbët ndërtojnë dy objekte në Lagjen e Boshnjakëve, shqiptarët vazhdojnë të pengohen...

Serbët ndërtojnë dy objekte në Lagjen e Boshnjakëve, shqiptarët vazhdojnë të pengohen te Kroi i Vitakut

Në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, serbët kanë filluar ndërtimin edhe të dy objekteve të larta për banim. Derisa në pjesën veriore serbët ndërtojnë çdo ditë, shqiptarët janë të privuar nga kjo e drejtë. Banorët shqiptarë kanë shprehur shqetësimin për këtë çështje.

Të gjitha këto ndërtesa janë të banuara me serbë të ardhur nga vende të ndryshme të Serbisë. Këto objekte janë ndërtuar në vitet e fundit në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Përveç këtyre objekteve që tashmë kanë banorë, serbët kanë filluar t`i ndërtojnë edhe dy të tjera.

Banorët shqiptarë të kësaj lagjeje për RTK-në kanë shprehur shqetësimin për këtë çështje. Sipas tyre, përmes kthimit të serbëve në këtë pjesë, Serbia po tenton të mbjellë frikë te shqiptarët.

Kryetari i Këshillit të Veriut, Nazmi Ismail, thotë se mbi 70 shtëpi shqiptare në lagjen Kroi i Vitakut po u pamundësohet rindërtimi.

Sipas statistikave të vitit 1981, në veri kanë jetuar 13 mijë banorë shqiptarë kurse sot në atë pjesë jetojnë rreth 3000 mijë banorë.

Exit mobile version