Ballina Lajmet Kosovë Serbia arreston edhe një kosovar me pretendimet për “krime lufte”

Serbia arreston edhe një kosovar me pretendimet për “krime lufte”

Policia serbe e ka arrestuar një burrë në pikëkalimin kufitar me Kosovën, Merdare, nën dyshimin për “krime lufte” gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-’99, njoftuan autoritetet serbe të martën.

Ministria e Brendshme e Serbisë nuk e bëri të ditur kombësinë e të dyshuarit, por e identifikoi atë me inicialet H.H, 77-vjeçar.

“Ai dyshohet se ka vrarë një civil të kombësisë serbe me armë zjarri në qershor të vitit 1999 në Podujevë në bashkëpunim me disa anëtarë të “UÇK-së”. I dyshuari u urdhërua të mbahet në paraburgim deri në 48 orë, pas së cilës do të dërgohet në Zyrën e Prokurorit Publik për Krime Lufte me një kallëzim penal”, pretendohet në njoftimin e ministrisë serbe.

Serbia ka arrestuar gjatë këtij viti edhe dy shtetas të Kosovës.

Exit mobile version