Ballina Lajmet Kosovë Serbia kërkon shpjegim nga KFOR-i: Pse ROSU s’ka nevojë për leje për...

Serbia kërkon shpjegim nga KFOR-i: Pse ROSU s’ka nevojë për leje për të hyrë në veri të Kosovës?

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme nga zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të KFOR-it, Vincenzo Grasso se forcat speciale ROSU, si njësit policor nuk kanë obligim të kërkojnë leje nga askush për të hyrë në veri të Kosovës, për dallim nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.Vulin ka insistuar se ROSU nuk mund të hyjë në veri të Kosovës pa pajtimin e serbëve.

“Kemi kërkuar shpjegim nga KFOR-i që në kohën më të shpejtë të mundshme të na shpjegohet çfarë ka menduar përfaqësuesi i tyre kur ka thënë se forcat e ROSU munden pa paralajmërim të hyjnë në veri të Kosovës. Ne e kundërshtojmë çdo ide që ROSU, forcë e sigurisë ose kushdo tjetër të hyjë në veri të Mitrovicës , pa pëlqimin ose thirrjen e katër kryetarëve të komunave serbe”, deklaroi Vulin për mediat serbe, përcjell lajmi.net.

Grasso insistoi se ROSU nuk ka nevojë për leje për të hyrë në veri të Kosovës, për dallim nga Forcat e Sigurisë së Kosovës që duhet të kenë aprovimin e komandidatit të KFOR-it.“Ekziston një tendencë që të flitet pandërprerë se KFOR-i mund të lejojë ose të mos e lejojë lëvizjen e caktuar të forcave të sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës. Por, vazhdimisht shmanget të përmendet pjesa tjetër e marrëveshjes që presidenti Vuçiq në vitin 2013 e kishte arritur me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s që kryetarët e komunave serbe në Kosovë duhet ta japin pajtimin e tyre”, theksoi Vulin.

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Vulin ka theksuar se regjioni i veriut të Kosovës është regjion policor dhe çdo lëvizje e njësiteve speciale duhet të paralajmërohet tek komandanti i atij regjioni, në mënyrë që ai të japë pajtimin

Exit mobile version