Ballina Artikuj Serbia vazhdon propagandën kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL edhe në vendet...

Serbia vazhdon propagandën kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL edhe në vendet afrikane

Serbia edhe më tutje është duke vazhduar propagandën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Politikanët serbë janë duke vazhduar propagandën e tyre kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, sot është takuar me ministrin e Sigurisë dhe Sigurisë Publike të Namibisë, Charles Namoloch, dhe temë diskutimi ka qenë Kosova e veçanërisht anëtarësimi i saj në INTERPOL, transmeton lajmi.net.

Siç shkruajnë mediet serbe, në këtë takim Charles Namoloch, i ka konfirmuar Nebojsha Stefanoviqit, se Namibia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do ta kundërshtojë fuqishëm anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Ndryshe, Namibia gjendet në Afrikën jugperëndimore dhe dallohet nga shkretëtira e Namibit përgjatë bregdetit të Oqeanit Atlantik.

Exit mobile version