Ballina Sport Futboll Sergio Ramos, lojtari me më shumë kartonë në historinë e Ligës së...

Sergio Ramos, lojtari me më shumë kartonë në historinë e Ligës së Kampionëve

Mediat spanjolle u përpoqën dhe përpiluan një listë prej dhjetë lojtarësh që deri më tani kanë marrë më shumë kartonë në historinë e Ligës së Kampionëve. Listën e kryeson Sergio Ramos, mbrojtësi qendror i Real Madridit, i cili mbrëmë kundër Paris Saint-Germain, mori një karton të verdhë.

Pra, Ramos është në krye të listës me 37 kartonë, dy prej të cilave ishin direkt të kuq, ndërsa ka luajtur 110 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Në vendin e dytë radhitet Paul Scholes, mesfushori i dikurshëm i Manchester United. Scholes luajti 124 ndeshje dhe mori 36 kartonë, të gjithë ishin të verdhë, me çka në dy raste për shkak të dy kartonëve të verdhë u detyrua të largohej nga loja para përfundimit të ndeshjes.

Në vendin e tretë është një tjetër ish-futbollist profesionist Xabi Alonso. Mesfushori i mrekullueshëm spanjoll i cili vitin e kaluar u përshëndet nga loja aktive, ku kishte luajtur 129 ndeshje për Liverpulin, Real Madridin dhe Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. Ai mori 34 kartonë, ku poashtu si në rastin e Scholes, të gjithë ishin të verdhë, por që dy herë u përjashtua për shkak të dy kartonëve të verdhë.

Lojtarët tjerë në listën e 10 të ndëshkuarve me karton janë: Gennaro Gattuso 79 ndeshje dhe 29 kartonë (28 të verdhë, një të kuq), Walter Samuel 72 ndeshje dhe 26 kartonë, Alves 107 ndeshje dhe 26 kartonë, Carles Puyol 115 ndeshje dhe 26 kartonë (25 të verdhë dhe 1 të kuqe), Mar van Bommel 76 ndeshje dhe 25 kartonë (24 të verdhë dhe 1 të kuqe), Dario Srna 64 ndeshje dhe 24 kartonë, Pepe 24 ndeshje dhe 23 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq.

Exit mobile version