Tashmë ka një datë të përafërt se kur Serie A mund të përfundojë.
Me seancat stërvitore të skuadrave të Serie A që pritet të rifillojnë më 4 maj, italianët pritet të nisin ndeshjet më 31 maj.
Nëse ndeshjet rifillojnë më 31 maj, atëherë sipas kalkulimeve ato do të përfundonin më 12-15 korrik, transmeton lajmi.net.
Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës duhet të shtyhen për më vonë, nëse insistohet që gjithçka të përmbushet brenda këtyre datave.
Klubet megjithatë do të kërkojnë të mos pritet deri më 3 maj, por të fillojnë stërvitje intensive më 27 prill.
Të gjithë lojtarët do të jenë të obliguar t’i nënshtrohen testeve të imunitetit, para se të kthehen në fushat e blerta.
