Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sërish trondit Londra, s’kanë të ndalur sulmet me acid

Sërish trondit Londra, s’kanë të ndalur sulmet me acid

Dy të rinj janë sulmuar sot në lindje të Londrë, dhe u lanë në agoni duke bërtitur “u dogjëm”. Të rinjtë ishin sulmuar me një substancë korrozive.

Të dy viktimat u vunë në shënjestër në rajonin Bethnal Green në orën 7 të mëngjesit, dhe kërkonin ndihmë pasi lëkura e tyre u dogj dhe rrobat u shkrinë në trup.

Videoja tregon dy djem të rinj të cilëve u hidhet ujë.

Londra është tronditur nga vala e sulmeve të tilla javët e fundit, e numri i këtyre krimeve po “fluturon”. /MESAZHI/

Exit mobile version