Ballina Sport Futboll Sevilla ndal Barcelonën, fiton me rezultat të thellë

Sevilla ndal Barcelonën, fiton me rezultat të thellë

Skuadra e Sevillas ka shënuar fitore të madhe 4:1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Vendasit treguan qysh në fillim se janë futur në fushë për t’i siguruar tri pikë të mëdha.

Golin e parë e shënoi një ish i Barcelonës, Alexis Sanchez – nga pika e bardhë e penalltisë.

Golat tjerë për ekipin e Sevillas i shënuan: Romero, Carmona dhe Adams.

Të vetmin për Barcelonën e shënoi Marcus Rashford.

Me këtë humbje, ekipi i Hansi Flick mbetet në pozitën e 2-të me 19 pikë, kurse Sevilla shkon në kuotën e 13 pikëve.

Exit mobile version