Ballina Artikuj Sfida të rënda për brezin e ri mes tundimeve të teknologjisë dhe...

Sfida të rënda për brezin e ri mes tundimeve të teknologjisë dhe modeleve të gabuara

Prof. Ekrem Maqedonci

Fëmijët e kësaj kohe po përballen me sfida që ndoshta asnjë brez më parë nuk i ka pasur:

– Mësues më shumë e kanë telefonin në dorë, (sesa Mësuesin në Shkollë), ai (telefoni) u jep mundësi në çdo kohë dhe në çdo gjë, të pastër ose të ndyrë, të ndershme ose banale.

– Model dhe shëmbëlltyrë nuk kanë dijetarët, shkencëtarët e të ndershmit, por të çoroditurit në dukje, ata me vetura e vila luksoze, e të shfrenuarit.

– Ëndërr e kanë arritjen e shpejt te pasuria, ngase kështu shohin narkomanët, banditët e të korruptuarit! Nuk duan të mësohen të punojnë, të lodhen e të djersiten.

– Shumicën e kohës e kalojnë para ekraneve (televizive, kompjuterike, celulare) duke humbur afërsinë me familjar e lidhjet farefisnore, e jo në ndeja të hareshme me familje e me të afërm.

Zoti i Madh e ndihmoftë këtë brez që po rritet mes dallgëve të vrazhda të jetës!

(Transkriptim)

Prof. Ekrem Maqedonci

ps. titulli i vendosur nga redaksia Mesazhi

Exit mobile version