Ballina Sport Futboll Shaqiri reagon pas fitimit të trofeut të dytë në Ligën e Kampionëve:...

Shaqiri reagon pas fitimit të trofeut të dytë në Ligën e Kampionëve: Elhamdulilah!

Xherdan Shaqiri ka reaguar në rrjetet sociale pasi ka fituar trofeun e Ligën e Kampionëve me Liverpoolin.

Liverpooli mposhti në finalen e sivjetme Tottenhamin me rezultat 2-0 në Wanda Metropolitano të Madridit falë golave të Mohamed Salah dhe  Divock Origi.

Me këtë fitore Liverpooli ka arritur në kuotën e gjashtë trofeve në garën më të madhe ekipore në Evropë.

Njëri nga fituesit më të mëdhenj sigurisht që ishte ylli shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili fitoi trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve.

Shaqiri trofeun e parë në këtë garë e fitoi me Bayern Munichun në vitin 2013 dhe tani me Liverpoolin.

Pas këtij trofeu të dytë në Ligën e Kampionëve, Shaqiri ka reaguar në rrjetet sociale duke falënderuar Zotin.

“Elhamdulilah”, ka shkruar Shaqiri në profilin e dytë në Facebook, që në shqip do të thotë “Falënderimi i takon Zotit”.

Exit mobile version