Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, afër 50 mijë të vdekur nga COVID-19

SHBA, afër 50 mijë të vdekur nga COVID-19

Bilanci i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 49.963, pasi 3.178 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 869.172, me 26.548 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara.

SHBA ngelet vendi me më së shumti raste në botë, pasuar nga Spanja me 219.764 të infektuar, Italia me 189.973 dhe Franca me 159.495.

Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, ndërsa pas tij vijojnë New Jersey dhe Massachusetts.

Në SHBA, vend me rreth 330 milionë banorë, deri më tani janë kryer rreth 4,7 milionë teste për COVID-19, ndërsa 80.984 të infektuar janë shëruar.

Nga ana tjetër, 123.981 persona janë duke vazhduar trajtimin në spitale.

Exit mobile version