Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA anulon ndihmën prej 200 milionë dollarë për Palestinën

SHBA anulon ndihmën prej 200 milionë dollarë për Palestinën

Qeveria e SHBA-ve ka njoftuar se me udhëzimin e presidentit, Donald Trump, kanë transferuar në vende të tjera ndihmën prej 200 milionë dollarësh që ishte planifikuar të kryhej për Palestinën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit në një deklaratë me shkrim konfirmoi këtë veprim, duke thënë se është rishikuar burimi i fondeve të cilat fillimisht ishin përcaktuar që t’i jepeshin qeverisë së Palestinës dhe që do të përdoreshin në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

“Si rezultat i këtij vlerësimi fondi ekonomik prej më shumë se 200 milionë dollarësh i planifikuar për t’u përdorur në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, edhe me udhëzimin e presidentit do të transferohet në vende të tjera. Këto fonde do të përdoren në projekte të tjera me prioritet të lartë”, thuhet në deklaratën ku vihet theksi për rritjen e tensioneve mes SHBA-ve dhe Palestinës.

Ndër të tjera në të njëjtën deklaratën theksohet se mbahen parasysh vështirësitë që komuniteti ndërkombëtar është përballur teksa kryen ndihma në Gaza dhe po ashtu pretendohet se “kontrolli i Hamasit në qytet rrezikon jetët e njerëzve që jetojnë në qytet”.

Gjithashtu thuhet se do të ndjekin një drejtim edhe më negativ marrëdhëniet SHBA-Palestinë, të cilat janë tensionuar pas vendimit të njëanshëm të administratës Trump për të njohur Kudsin si kryeqytetin e Izraelit.

Exit mobile version