Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA bën përgjegjës Iranin për problemet në Irak dhe Liban

SHBA bën përgjegjës Iranin për problemet në Irak dhe Liban

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pretendon se Irani është përgjegjës për problemet që kanë shkaktuar protestat e dhunshme në Irak dhe Liban, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sekretari Pompeo në një deklaratë me shkrim në Twitter lidhur me zhvillimet në rajon ka tërhequr vëmendjen në protestat që kanë filluar për arsye si papunësia, korrupsioni dhe mungesa e shërbimeve publike brenda në vend. 

“Populli i Irakut dhe Libanit dëshirojnë t’i rikthehet vendi i tyre. Ata shohin se e vetmja gjë që eksporton regjimi iranian nën emrin e revolucionit është korrupsioni. Populli irakian dhe libanez meritojnë që të shpëtohet retorika e tyre nga imponimi i Ali Khamenei (liderit suprem të Iranit)”, tha Pompeo.

Exit mobile version