Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje mbi luftën kundër terrorizmit

SHBA dhe Katari nënshkruajnë marrëveshje mbi luftën kundër terrorizmit

SHBA dhe Katari njoftuan se kanë nënshkruar një marrëveshje mbi luftën kundër terrorizmit, në këtë kohë kur vendi po përballet me sanksione nga vendet fqinje që e akuzojnë atë për mbështetjen e ekstremizmit.

Tillerson tha se marrëveshja është ndërtuar mbi vendimet e marra në një takim në Riad, sic tha ai për të “hequr terrorizmin nga faqja e dheut”.

“Si rezultat i kërkesave të vazhdueshme të Presidentit Trump, këto angazhime për veprim, do të fillojnë menjëherë, dhe në shumë fronte”.

Sheikh Mohammed tha se Katari ishte vendi i parë që po nënshkruan një marrëveshje dypalëshe me Uashingtonin kundër financimit të terrorizmit, dhe bëri thirrje që “bllokuesit” të ndjekin shembullin dhe të nënshkruajnë marrëveshjet e tyre me SHBA-të poashtu. /MESAZHI/

Exit mobile version