Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara votoi për shkarkimin e kryetarit të saj, Kevin McCarthy për herë të parë në historinë e vendit.
216 nga anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan pro shkarkimit të tij dhe 210 kundër.
Mocioni për shkarkimin e tij ishte paraqitur nga ligjvënësi Matt Gaetz, nga radhët e Partisë Republikane të z.McCarthy.
Z.Gaetz e kishte akuzuar z.McCarthy se nuk kishte bërë sa ç’duhej për të shkurtuar shpenzimet federale. /voa
BREAKING: McCarthy ousted as House Speaker pic.twitter.com/oFxnjcTFhq
— MSNBC (@MSNBC) October 3, 2023