Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA do të dëbojë 12 diplomatë rusë në OKB

SHBA do të dëbojë 12 diplomatë rusë në OKB

SHBA ka bërë të ditur se po dëbon 12 diplomatë rusë në Kombet e Bashkuara (OKB) për përfshirje të dyshuar në aktivitete spiunazhi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“SHBA ka informuar misionin rus se ne po fillojmë procesin e dëbimit të 12 operativëve të inteligjencës nga misioni rus, të cilët kanë abuzuar me privilegjet e tyre të qëndrimit në SHBA duke u përfshirë në aktivitete spiunazhi që janë të dëmshme për sigurinë tonë kombëtare”, njoftoi në rrjetet sociale Olivia Dalton, zëdhënëse e Misionit të SHBA-së në OKB.

Dalton tha se ky veprim po merret “në përputhje me marrëveshjen e selisë qendrore” dhe se aksioni i sotëm ka disa muaj që po punohet.

Duke folur me gazetarët në selinë e OKB-së, i dërguari i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, tha se do të ketë një përgjigje nga Moska ndaj lëvizjes së SHBA-së.

“Sepse është një praktikë diplomatike që parashikon lëvizje të ndërsjellë. Nuk e kemi inicuar. Mendoj se përgjigja do të jepet, por nuk më takon mua të vendos”, tha Nebenzia.

Rusia është kritikuar ashpër nga Perëndimi, përfshirë nga SHBA-ja, për sulmin ndaj Ukrainës që nga e enjtja. Veprimet ushtarake të Moskës kanë shkaktuar sanksione dhe dënime globale.

Exit mobile version