Shtetet e Bashkuara pritet të heqin bllokadën ndaj porteve iraniane nëse rifillon lundrimi normal tregtar në ngushticën e Hormuzit, raportoi Reuters, duke cituar një zyrtar amerikan.
Sipas zyrtarit, ka përparim në bisedimet mes Iranit dhe Omanit dhe pritet që së shpejti të arrihet një marrëveshje që do të mundësonte rihapjen e ngushticës dhe rikthimin e transportit tregtar pa pengesa.
“Ka përparim mes Omanit dhe Iranit për ngushticën dhe presim një marrëveshje së shpejti”, tha zyrtari amerikan.
Ai shtoi se sapo të njoftohet një marrëveshje që garanton lundrimin tregtar “pa pengesa”, SHBA-ja do ta heqë bllokadën ndaj porteve iraniane.
Megjithatë, çdo hap i mëtejshëm i Uashingtonit do të varet nga zbatimi i zotimeve të Iranit.
