Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “SHBA është futur në krizë të ndershmërisë”

“SHBA është futur në krizë të ndershmërisë”

Ish Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se shoqëria dhe liderët e SHBA-ve janë futur në një “krizë të moralit dhe ndershmërisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Tillerson gjatë një fjalimi në ceremoninë e diplomimit të Institutit Ushtarak të Virxhinias tha se: “Nëse liderët tanë përpiqen ta fshehin të vërtetën ose ne si popull nëse tanimë i pranojmë të vërtetat alternative të cilat nuk bazohen në të vërtetat, atëherë si qytetarë të SHBA-ve hyjmë në rrugën e heqjes dorë nga liria jonë”.

Ai tha se kur si popull dhe njerëz të lirë largohen nga e vërteta edhe në çështje të cilat duken si të parëndësishme, atëherë largohen edhe nga ideja amerikane. Tillerson thekson se në qoftë se nuk kundërvihet ndaj krizës së moralit dhe ndershmërisë në shoqëri atëherë demokracia amerikane do të hyjë në vitet e errësirës.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump më 13 mars nëpërmjet llogarisë së tij në rrjete sociale bëri të ditur se ka shkarkuar Tillersonin nga detyra. Tillerson gjatë fjalimit lamtumirës tha: “Mos e humbni asnjëherë ndershmërinë e cila është pasuria juaj më e vlefshme”.

Exit mobile version