Presidenti ukrainas, Zelensky deri më tani ka refuzuar këto propozime dhe ka theksuar se do të qëndrojë në krye të vendit
Pretendohet se SHBA-ja i ka propozuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky evakuim nga Kievi për të parandaluar kapjen ose vrasjen e tij nga Rusia, por që presidenti ukrainas deri më tani ka dhënë përgjigje negative ndaj këtij propozimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës “Washington Post” të cilin e bazon në zyrtarët e SHBA-së dhe Ukrainës, thuhet se qeveria e SHBA-së i ka bërë të ditur Zelenskyt se është e gatshme ta ndihmojë për largim nga Kievi për të parandaluar kapjen ose vrasjen e tij nga Rusia.
Por, Zelensky deri më tani ka refuzuar këto propozime dhe ka theksuar se do të qëndrojë në krye të vendit.
Zelensky në një deklaratë dje në orët e para të mëngjesit deklaroi se ai vetë është objektivi numër 1 i rusëve dhe familja e tij objektivi numër 2, por që ai do të qëndrojë në krye të detyrës për të mbrojtur vendin e tij. /aa
