Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA-ja dhe Irani dakordohen për armëpushim dhe bisedime në Doha për Ngushticën...

SHBA-ja dhe Irani dakordohen për armëpushim dhe bisedime në Doha për Ngushticën e Hormuzit

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë rënë dakord të ndalin sulmet dhe të zhvillojnë bisedime në kryeqytetin e Katarit, Doha, të martën, me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me Ngushticën e Hormuzit.

Sipas portalit amerikan Axios, marrëveshja është arritur pas përpjekjeve diplomatike për të ulur tensionet në rajon dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Bisedimet pritet të fokusohen në sigurinë dhe lirinë e lundrimit në Hormuz, një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës.

Takimi në Doha shihet si një përpjekje e re diplomatike për të shmangur një përballje të drejtpërdrejtë mes SHBA dhe Iranit. /mesazhi

Exit mobile version