Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “SHBA-ja ndihmon Izraelin në kapjen e raketave iraniane”

“SHBA-ja ndihmon Izraelin në kapjen e raketave iraniane”

Irani në mbrëmje ka nisur një sulm hakmarrës ndaj Izraelit dhe SHBA-ja po ndihmon në kapjen e raketave, transmeton Anadolu.

Për ndihmën e SHBA-së në kapjen e raketave iraniane raportoi Axios duke cituar një zyrtar izraelit dhe një zyrtar amerikan.

Pentagoni, i kontaktuar nga Anadolu, nuk pranoi të komentojë për këtë çështje.

Irani nisi kundër kundërsulmin e quajtur operacioni “Premtimi i Vërtetë III”, duke lëshuar raketa në disa objektiva në Izrael. Të paktën 15 persona të plagosur janë konfirmuar nga gazeta izraelite Haaretz.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat izraelite goditën objekte bërthamore dhe raketore në Iran, duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë. Irani u zotua për një përgjigje të ashpër.

Exit mobile version