Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA-ja nuk do t’i normalizojë kurrë marrëdhëniet me regjimin e Assadit në...

SHBA-ja nuk do t’i normalizojë kurrë marrëdhëniet me regjimin e Assadit në Siri

Brett McGurk

Siç bën të ditur “Middle East Eye” (MEE), portal informativ me seli në Londër, Brett McGurk bëri vlerësime për çështjen e Sirisë gjatë një takimi virtual me Fondacionin “Carnegie” për Paqen Ndërkombëtare.

“Ne nuk e mbështesim normalizimin e marrëdhënieve me regjimin e Assadit. S’do t’i normalizojmë kurrë”, tha ai lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me regjimin e Assadit në Lindjen e Mesme.

Duke theksuar nevojën për të bërë dallimin ndërmjet marrëveshjeve të sigurisë së Sirisë me fqinjët e saj dhe bisedimeve të normalizimit, McGurk tha: “Nëse Jordania dëshiron të ketë një diskutim për sigurinë kufitare me Sirinë, sinqerisht, ne nuk do të themi jo. Kjo është shumë e ndryshme nga normalizimi me regjimin e Assadit. Unë mendoj se ne duhet ta bëjmë këtë dallim gjatë këtyre bisedimeve.”

Ky vlerësim i zyrtarit amerikan erdhi pasi disa senatorë i shkruan Presidentit Joe Bidenit se aleatët e SHBA-së në Lindjen e Mesme po normalizonin marrëdhëniet me Assadin. /trt

Exit mobile version