Ballina Lajmet Kosovë SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Kosovën

SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Kosovën

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pezullojë përkohësisht përpunimin e vizave për emigrantë nga 75 vende, përfshirë edhe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina.

Këtë e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit në platformën X.

“Departamenti i Shtetit do të pauzojë shqyrtimin e vizave për emigrantë nga 75 shtete, migrantët nga të cilët marrin ndihma sociale nga populli amerikan në nivele të papranueshme. Kjo ndalesë do të jetë në fuqi deri kur SHBA-ja të sigurohet që migrantët e rinj nuk do të përfitojnë nga populli amerikan”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version