Dy pilotë ukrainas po trajtohen aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përdorimi ne avionëve F-16, transmetoi BBC-ja të dielën.
Zyrtarë të lartë amerikanë deklaruan për mediumin NBC se ushtarët po trajtohen në bazën ushtarake Tucscon në Arizona, e së shpejti do të mund t’iu kthehen forcave ukrainase si pilotë të specializuar.
“Ardhja e dy pilotëve shënon herën e parë të ardhjes së pilotëve ukrainase në SHBA, për t’i vlerësuar aftësitë e tyre nga instruktorët amerikanë”, shkroi mediumi, duke mos i bërë të ditur identitetet e zyrtarëve që dhanë këtë informatë.
Ky specializim, sipas zyrtarëve, është i profilizuar për avionët F-16, ndonëse ende s’është vendosur nëse do të dërgohen avionë të tillë në Ukrainë.
Kohë më parë, përfaqësuesi i Pentagonit, Colin Kahl, tha se nëse vendoset një gjë e tillë, të paktën 18 muaj do të nevojiten trajnime për pilotët.
Autoritetet ukrainase kanë thënë se 20 pilotë do t’iu nënshtrohen trajnimeve të specializuara në Shtetet e Bashkuara, ndërsa afro 30 janë gati të dalin në luftë. /koha
