SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank “Javelin”.
Për këtë ka njoftuar ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton “Danas”.
Hill ka thënë se Departamenti i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin Amerikan, i cili do ta fillojë procedurën zyrtare.
Vuçiq tha se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por se së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane, shkruan Danas.
“Për ne është me rëndësi të madhe që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha Vuçiq, thuhet në komunikatë.
