Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA, kompania farmaceutike do të paguajë 572 milionë dollarë dëmshpërblim

SHBA, kompania farmaceutike do të paguajë 572 milionë dollarë dëmshpërblim

Gjykata në Cleveland ka urdhëruar gjigantin farmaceutik amerikan Johnson & Johnson që t’i paguajë Oklahomas mbi 572 milionë dollarë se ka ndihmuar në përhapjen e epidemisë së opioideve, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktvendimi është i pari kundër një prodhuesi të barnave në betejën e vazhdueshme në SHBA kundër krizës së opioideve.

Gjykatësi i rrethit të Qarkut Cleveland, Thad Balkman urdhëroi që fondet të përdoren për të ndihmuar Oklahoman në ballafaqimin e saj me problemin e ilaçit.

Padia fillimisht u ngrit nga avokati i përgjithshëm i Oklahomas, i cili argumentoi se kompania ka prodhuar sasi më të mëdha të qetësuesit të papërpunuar nga sa kanë përdorur kompanitë e tjera për të bërë qetësuesit e tyre. Ai tha se Johnson & Johnson ishte përfshirë në një fushatë agresive dhe mashtruese në përpjekje për të portretizuar barnat e tyre si të sigurta dhe efektive, si dhe duke minimizuar rreziqet e varësisë që lidhen me ilaçet.

Balkman tha se në vendimin prej 42 faqesh thuhet se marketingu i kompanisë ishte “i rremë, mashtrues dhe i rrezikshëm”, i cili çoi në “rritje të nivelit eksponencial të varësisë, vdekjeve nga mbidoza dhe sindromin e abstinencës neonatale”.

“Si çështje juridike, unë konstatoj se veprimet e të pandehurve kanë shkaktuar dëme”, shkroi gjyqtari, duke iu referuar ligjit përkatës të shtetit nën të cilin ishte ngritur padia.

Johnson & Johnson pritet të apelojnë aktvendimin.

Exit mobile version