Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA kreu sulme të reja ndaj lançuesve të raketave të grupit Huthi

SHBA kreu sulme të reja ndaj lançuesve të raketave të grupit Huthi

An aircraft takes off to join the U.S.-led coalition to conduct air strikes against military targets in Yemen, aimed at the Iran-backed Houthi militia that has been targeting international shipping in the Red Sea, from an undisclosed location, in this handout picture released on January 12, 2024. US Central Command via X/Handout via REUTERS

SHBA kreu sulme të reja ajrore që shënjestronin lançuesit e grupit Huthi të raketave balistike kundër anijeve, raporton Anadolu.

“Tre sulmet e suksesshme të vetëmbrojtjes” kishin në shënjestër lançuesit e raketave balistike të grupit Huthi që ishin “të gatshme për të nisur sulme”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Këto veprime, dua të theksoj përsëri, u bënë në vetëmbrojtje, por gjithashtu ndihmojnë në sigurimin e ujërave ndërkombëtare për anijet detare dhe për transportin tregtar”, tha ai.

Sulmet përbëjnë valën e gjashtë të sulmeve kundër objektivave të grupit Huthi që kur SHBA dhe Britania e Madhe filluan t’i kryejnë këto sulme më 12 janar. Që atëherë, sulmet janë kryer pothuajse çdo ditë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pranoi se ata sulmet e aleatëve perëndimorë nuk e ndalojnë grupin Huthi nga kryerja e sulmeve të mëtejshme, por tha se SHBA do të vazhdojë t’i kryejë ato.

Grupi Huthi njoftoi se sulmet e tyre synojnë të bëjnë presion ndaj Izraelit për të ndalur luftën e tij vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, e cila ka shkaktuar mbi 24 mijë viktima që nga ofensiva ndërkufitare e 7 tetorit nga grupi palestinez, Hamas.

I pyetur se pse SHBA duhet të vazhdojë sulmet duke qenë se presidenti pranoi se ata nuk po e ndalin grupin Huthi, Kirby tha: “Me secilën nga këto sulme, ne po ua zvogëlojmë aftësinë grupit Huthi. Me secilën nga këto sulme, ne po e bëjmë më të vështirë për ta që të vazhdojnë të propagandojnë këto sulme”.

“Agresorët SHBA-Mbretëri e Bashkuar shënjestruan zonën Al-Jabana”

Grupi Huthi njoftoi se SHBA dhe Britania e Madhe kryen dy sulme ajrore në qytetin perëndimor të Jemenit, Hodeidah.

“Agresorët SHBA-Mbretëri e Bashkuar shënjestruan zonën Al-Jabana në qytetin Hodeidah me dy sulme ajrore”, tha në një deklaratë të shkurtër kanali Al-Masirah i drejtuar nga Huthi.

Natyra e objektivave nuk është përcaktuar ende.

Dje, grupi tha se goditi një anije amerikane në Gjirin e Adenit, duke shtuar se ishte në përgjigje të “agresionit” të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër Jemenit dhe gjithashtu për të ndihmuar popullin palestinez.

Deti i Kuq është një nga rrugët detare më të përdorura në botë për dërgesat e naftës dhe karburantit. Përdoret për të kaluar tranzit midis Kanalit të Suezit të Egjiptit dhe Gjirit të Adenit, duke u mundësuar anijeve të shmangin rrugën shumë më të kushtueshme dhe më të gjatë përgjatë bregut jugor të Afrikës.

Exit mobile version