Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA përdori bombën “bunker buster” në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit

SHBA përdori bombën “bunker buster” në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit

Sipas dy burimeve të afërta me operacionin, Shtetet e Bashkuara përdorën bombën GBU-57A/B Massive Ordnance Penetrator (MOP), e njohur si “bunker buster” (bombë për shkatërrimin e bunkereve), në sulmet e tyre ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Kjo bombë e rëndë, me peshë rreth 13,600 kilogramë dhe 2,700 kilogramë eksploziv, është projektuar për të goditur dhe shkatërruar armët e shkatërrimit në masë që ndodhen në ambiente të thella dhe të fortifikuara.

Nuk dihet ende saktësisht se sa prej këtyre bombave janë hedhur gjatë sulmeve. Ky ishte edhe përdorimi i parë i njohur operativ i kësaj bombe.

Para sulmeve, disa zyrtarë amerikanë kishin dyshime nëse një bombë e vetme MOP mund të arrinte të shkatërronte plotësisht strukturat bërthamore të Iranit, të cilat janë shumë të thella nën tokë.

Presidenti Donald Trump tha në rrjetin social Truth Social se sulmi ndaj tre vendeve bërthamore, Fordow, Natanz dhe Esfahan, ishte i suksesshëm dhe se të gjitha avionët ishin larguar nga hapësira ajrore e Iranit.

Avionët bombardues B-2 Spirit të SHBA-së janë të vetmit që mund të bartin këto lloj bombash, dhe raportohet se pikërisht këta avionë kanë marrë pjesë në operacion. /mesazhi

Exit mobile version